D-Link DIR-825 ruter

October 12th, 2008

D-Link ka prezantuar ruterin e saj të ri DIR-825 e cila karakterizohet me dual band mundësitë, duke përdorë në të njejtën kohë frekuencat 2.4 GHz dhe 5 GHz. Ky ruter përdorë tenologjinë SharePort e cila mundëson që të lidhet secili USB printer ose HDD dhe të kyqet në të nga cilido kompjuter nga rrjeti. Ky ruter sic njohton D-Link, është optimizuar për HD video streaming. Kushton rreth 300 dollarë.

(presheva.com)

Super bateria nga Toshiba

October 12th, 2008

Me sigurni shumë herë ju ka ndodh që në momentet kur ju nevojitet më së shumti laptopi, baterisë i vie fundi. Zgjidhje për këtë mund të jetë bateria e re nga Toshiba e cila është momentalisht prototip dhe është prezantuar në CEATEC Japan 2008. Kjo bateri mban emrin SCIB (Super Charge ion Battery). Speciale për këtë bateri është se për 10 minuta mbushet deri në 90%. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të paraqitet në treg.

(presheva.com)

Nikon Coolpix S52 dhe S52c

October 12th, 2008

Kompania Nikon ka prezantuar 2 modele të reja të fotoaparateve digjitale të serisë Coolpix S. Këto dy modele të reja karakterizohen me dizajn elegant, stil dhe një mundësi të lehtë të përdorimit. Të dy modelet kanë 9 megapikslea rezolucion. Modeli S52c ka kompatibilitet WiFi që ka mundësi të lidhet me internet. Gjithashtu modelet kanë zoom optik 3x si dhe thjerza kualitative Nikor.

Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve

August 1st, 2008

6504.jpgAcer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve. Tregu i laptopëve çdo vit është më i madh – në fund të vitit 2007 pjesëmarrja e laptopëve në tregun botëror të kompjuterëve ka qenë rreth 43 për qind.

Mu për këtë shkak nuk është për t’u habitur pse prodhuesit kryesor shtyhen për pjesëmarrje më të madhe në treg.

Siç raportojnë analistët e DisplaySearch, tregu i laptopëve çdo vit shënon rritje dyshifrore, e sipas të dhënave më të reja, kanë ndodhur ndryshime edhe në listën e prodhuesve më të suksesshëm.

Edhe pse ka shënuar rritje prej 32 për qind në këtë segment dhe ka shitur gjithsej 4.6 milionë laptopë, Dell ka humbur pozitën e dytë, dhe është zëvendësuar nga Acer, i cili ka shënuar rritje po ashtu prej 32 për qind, mirëpo në rastin e tij ai ka shitur 5.3 milionë laptopë. HP ka forcuar edhe më shumë pozitën e vet në maje të listës me 6.7 milionë laptopë të shitur dhe rritjen vjetore prej 42 për qind.

Pas Dell-it që gjendet në vendin e tretë pasojnë Toshiba (+24 për qind me 2.86 milionë shitje), Lenovo (+38 për qind me 2.73 milionë), Fujitsu-Siemens (+30 për qind me 1.62 milionë), Sony (+35 për qind me 1.59 milionë) dhe Asus (+50 për qind me 1.56 milionë). Apple është radhitur në vendin e nëntë me rritjen e shitjes prej 38 për qind dhe gjithsej 1.34 milionë kompjuterë të shitur.

mesazhi.com

Toshiba Qosmio F55 - laptop i parë me GPS

July 28th, 2008

toshiba.jpgToshiba ka prezaniar laptopin e saj më të ri Qosmio F55 i cili mban epitetin “laptop për lojëra” duke i faleminderuar procesorit të saj më të ri nga Intel Core 2 Duo dhe kartelës grafike nga nVidia. Këtë laptop gjithashtu e bën të veçantë edhe GPS adapteri si dhe hartat e Garmin. Toshiba me këtë laptop bëhet kompania e parë e cila integron GPS adapterin në laptop. Në web kamerën e saj posedon edhe softverin e cila njeh fytyrat e përdoruesve. Mund të porositet me 3 ose 4 GB RAM dhe HDD prej 320 GB.

presheva.com

Fotoaparat me 50 megapikselë

July 17th, 2008

6141jpg.gifPër shkak të numrit të vogël të klientëve, ndërsa para së gjithash edhe për shkak të kualitetit të prodhimeve të kësaj marke, modelet e reja të fotoaparateve Hasselblad nuk prodhohen aq shpesh.

Një vit pasi që doli modeli H3DII-39, me rezolucion 39 megapiksels, është prezantuar edhe modeli më i ri me 50 megapiksels.

Hasselblad H3DII-50 ka çip drite Kodak, i cili fizikisht është dy herë më i madh se sa ai i fotoaparateve digjital SLR. Madhësia e çipit garanton edhe kualitetin e lartë të fotografive.

Çmimi i fotoaparatit ende nuk është publikuar, por do të jetë sigurisht po aq impresiv sa edhe mundësitë e tij. Modeli i vjetër H3DII-39 tash kushton 37.000 dollarë, ndërsa i riu do të duhej të kushtojë më shumë se kjo.

Prodhuesi u ka mundësuar pronarëve të modelit H3DII-39, ta shkëmbejnë atë me një fotoaparat të ri H3DII-50 dhe me pagesë shtesë.

mesazhi.com

Zyrtarisht arrin Centrino 2

July 15th, 2008

news3.jpgMe datë 14 korrik, zyrtatisht arrijnë modelet e bazuara me Intel Centrino 2 platforma e cila ishte e njour me emrin e koduar Monttevina. Fillimi ka vonuar për disa javë për shkak Intel ka pasur probleme me grafikën e saj për këtë platformë. Modelet që kanë grafikë të integruar nuk do të paraqiten nga dita e hënë, por do të jetë për ata që përdorin grafikë nga nVidia dhe ATi. Centrino 2 modelet do të mbështeten në chip Penryn të kompanisë Intel.

presheva.com

Samsung U4 MP3 player

July 15th, 2008

news2.jpgKompania Samsung ka prezantuar MP3 playerin e saj më të ri U4. Ka OLED LCD ekran dhe përdor engine të altoparlantëve DNSe 2.0 nga Samsung. Ky është edhe pasardhësi i modelit U3 që posedon lidhje direkte me USB me PC. Do të ketë kapacitet prej 1 GB dhe 2 GB dhe përkrahë formatet MP3, WMA dhe OGG. Për fillim do të kenë ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

presheva.com

Korrik 2008

July 10th, 2008

hardwaresoftware.jpg
Adobe ka prezantuar CS4 beta verzionin e Dreamweaver, Fireëorks dhe Soundbooth. Mund të bëhen doënload nga www.labs.adobe.com. Gjithashtu ka prezantuar edhe Adobe Shockwave Player 11.0.0.458.


Lenovo ka pregaditur serinë e re të laptopave ThinkPad - X200, SL, T dhe R.

Apple ka prezantuar servisin MobileMe, servis ky që lidh iPhone, iPod, Mac dhe PC.

nVidia ka prezantuar GeForce 9800 GTX+ (55nm GPU) dhe chipset MCP7A-D-SLI.

VIA zyrtarisht ka prezantuar procesorin Isaiah me emrin Nano. S3 ka prezantuar kartelën Chrome 440 GTX.

LG pohon se ka prodhuar LCD monitorin që shpenzon më së paku energji. Flatron ë2252TE ka diagonale 22 inch dhe harxhon vetëm 22W.

Samsung ka prezantuar hard diskun F1 Raid (F1R) 3.5 inch hard disk (7200 rr/min, 1 TB dhe kushton rreth 300 dollarë).

Software: OpenOffice.org 2.4.1, Getright 6.3d, ATi Catalyst Driver Suite 8.6, Skype 4.0.0.145 beta, ZoneAlarm Security Suite 7.4.003.000 beta, ëinRAR 3.80 beta 2, VirtualDub 1.8.1, Media Player Classic 6.4.9.1, Opera 9.50, Mozilla FireFox 3.0, Kaspersky Antivirus 2009 8.0.0.357…

Mozilla dëshiron rekordin e Guinness

July 10th, 2008

mozilla.jpg Kompania Mozilla para se të prezantojë verzionin Firefox 3, dëshiron të shkruhet në librin e rekordeve Guinness, si aplikacioni që është shkarkuar më së shumti ndonjëherë brenda ditës. Për këtë arsye, Mozilla ka nisur aksionin e quajtur “World Download Day” e cila ka për qëllim të tërheqë sa më shumë përdorues të bëjnë download në të njejtën ditë. Në këtë lëmi, ende nuk ekziston ndonjë rekord i shenuar. Më së shumti përdorues të Firefox 3 ka në Amerikë dhe japoni.

presheva.com